Helikopterët përplasen në ajër, vdes muzikanti i njohur
10
Këngëtari dhe kompozitori amerikan Oliver Tree vdiq në moshën 32 vjeç në një aksident me helikopter që ndodhi të dielën në Brazil, ku ai ishte në një turne botëror, raporton Page Six.
Aksidenti ndodhi mbi lagjen Recreio dos Bandeirantes në Rio de Janeiro perëndimore, ku dy helikopterë u përplasën në ajër. Njëri mbante Tree, katër pasagjerë të tjerë dhe një pilot, ndërsa tjetri mbante vetëm pilotin, transmeton Indeksonline.
Askush nuk mbijetoi. Njëri nga helikopterët u rrëzua në një parking të një koncesionari makinash dhe u përfshi nga flakët, duke përfshirë të paktën njëzet automjete elektrike.
Autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për shkakun e aksidentit. Sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, rrethanat e përplasjes janë ende duke u përcaktuar. Përveç Oliver Tree, në aksident humbën jetën edhe producenti brazilian i muzikës Lucas Brito Chaves, regjisori argjentinas Lucas Vignale, YouTuber-i argjentinas Gaspar Prim, i njohur si Gaspi, dhe pilotët Alexandre Souza dhe Charles Marsillac.
I lindur në Santa Cruz të Kalifornisë, Oliver Tree shpërtheu në skenën muzikore në vitin 2010 në moshën 17 vjeç nën emrin skenik Tree. Ai shpejt filloi të bashkëpunonte me emra të mëdhenj të muzikës elektronike si Skrillex dhe Zeds Dead. Pasi publikoi një album të pavarur në vitin 2013, ai u largua për disa vite nga skena për të studiuar teknologjinë muzikore.