Vajza e Ibrahim Rugovës bëhet nënë për herë të parë
2
Teuta Rugova ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke u bërë nënë për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga kunata e saj, e cila përmes një postimi ka treguar se ka marrë epitetin “gru e dajës”, ndërsa edhe Uka Rugova është bërë dajë.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me një ceremoni madhështore martesore që mori vëmendjen e publikut.
Familja Rugova vazhdon të gëzojë respekt të madh në mbarë trojet shqiptare, ndërsa ardhja në jetë e anëtarit më të ri të familjes është pritur me shumë gëzim nga të afërmit dhe miqtë e tyre, shkruan Kosovarja.
