“Ambienti në BBVIP ishte toksik”, Miri flet hapur në Goca dhe Gra: Kisha shume plane por…

May 29, 2026


I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori i Big Brother VIP, Miri, ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, raportet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit dhe mënyrën se si publiku e ka njohur jashtë kamerave.

Ai u shpreh se Big Brother i dha mundësinë të tregonte Mirin e vërtetë, ndërsa nuk i kurseu komentet edhe për atmosferën brenda shtëpisë, të cilën e cilësoi si toksike në shumë momente. Gjithashtu, Miri tregoi se me cilët ish-banorë vazhdon të ruajë miqësi dhe zbuloi se hyrja në reality show ishte krejt ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar.

Miri: “Publiku me këtë rrugëtim më njohu siç jam në jetën reale. Jo shumë njerëz më njohin në jetën reale.”

“Kush të njeh ty flet vetëm fjalët më të mira. Pse mungoi humori në Big Brother?”

Miri: “Ambienti ishte toksik në atë shtëpi. Shumë banorë nuk njiheshin dhe e shihnin njëri-tjetrin si rivalë, jam paragjykuar atje. Më kanë thënë që po fiton sepse je ‘West Side Family’. Jam takuar me Edisën, e kam motër, me Alesionin, Markon, Juelën, Livian. Me Rogertin s’jam takuar. Ai po shijon jetën, jemi përshëndetur rastësisht në rrugë dhe kemi folur vetëm kaq.

Kam hyrë në Big Brother me 8 milion plane, por kur u hap ajo derë, gjithçka u zerua.”, tha Miri.




Source link