Martohen së shpejti? Veprimi i Olës dhe Adionit po komentohet kudo në rrjet (FOTO) – ekskluzivet
Një koment i thjeshtë në rrjetet sociale ka mjaftuar që fansat të nisin sërish të flasin për të ardhmen e Fabjola Elezaj dhe Adioni.
Gjithçka nisi pasi Adioni publikoi një video nga provat me grupin muzikor, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin:
“Koha e dasmave po vjen. Provat me grupin nuk ndalen.”
Por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte komenti i Olës poshtë postimit.
Me humor, ajo e pyeti:
“N’Shtator a jeni?”
Ky koment u interpretua menjëherë nga fansat si një tjetër sinjal për planet e mundshme të çiftit, duke rikthyer aludimet për një fejesë apo dasmë në të ardhmen e afërt.
Reagimet nuk kanë munguar, me shumë ndjekës që kanë nisur të komentojnë nëse bëhet fjalë për një shaka mes tyre apo për një “thumb” që fsheh më shumë sesa duket.
Për momentin, as Ola dhe as Adioni nuk kanë bërë ndonjë sqarim, duke lënë fansat të vazhdojnë me hamendësimet e tyre.

