“E lodhur nga ai…” Moza habit me veprimin ndaj Bujakës – mbaroi miqësia e tyre? (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment që ka ngritur shumë pikëpyetje mes ndjekësve të Ferma VIP ka ndodhur pas Prime-t të fundit.
Pas vendimit të Mimoza Ahmeti për t’i dhënë imunitetin Sorgi dhe jo DJ Bujaka, banorët e kanë pyetur drejtpërdrejt për arsyen e zgjedhjes së saj.
Gjatë bisedës, disa prej fermerëve i kanë thënë Mozës nëse kjo zgjedhje lidhej me faktin që ishte lodhur nga Bujaka apo nëse marrëdhënia mes tyre kishte ndryshuar.
Përgjigjja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen:
“E lodhur jo, por kështu erdhën rrethanat.”
Kjo deklaratë është interpretuar në mënyra të ndryshme nga publiku, ku shumë ndjekës mendojnë se raporti i afërt që dyshja ka pasur prej javësh mund të mos jetë më i njëjtë si më parë.
Moza dhe Bujaka janë konsideruar shpesh si aleatë brenda lojës dhe kanë treguar një afrimitet të dukshëm në shumë situata, por zhvillimet e fundit kanë shtuar dyshimet për një ftohje të mundshme mes tyre.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë diskutimet, me fansat që pyesin nëse kemi të bëjmë me një strategji loje apo me një krisje të vërtetë në raportin e tyre brenda fermës.