Blerina shan prapë “Të q*fsha ro*t” – ja për kë e kishte këtë herë (VIDEO) – ekskluzivet

May 21, 2026


Një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e Ferma VIP është regjistruar gjatë sfidës së fundit të fermerëve.

Banorët po zhvillonin një lojë ku duhej të drejtonin një makinë me sy të mbyllur, ndërsa orientoheshin nga një pasagjer që u tregonte drejtimin.

Por vëmendjen nuk e mori vetëm sfida. Pak para nisjes së saj, Blerina ishte në një bisedë me Sara, ku shprehej se brenda fermës nuk duhej përdorur gjuhë e shëmtuar dhe se DJ Bujaka duhej të ishte penalizuar më herët për fjalorin vulgar që përdor.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, gjatë një momenti tensioni, Blerina është dëgjuar duke përdorur një sharje të rëndë ndaj një banori tjetër.

Ky detaj është komentuar menjëherë nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë vënë në dukje kontradiktën mes deklaratave të saj për gjuhën e papërshtatshme dhe reagimit që pati më pas.

Pamjet kanë ndezur debat online, ku shumë fansa po diskutojnë nëse standardet që kërkohen nga të tjerët duhet të vlejnë njësoj për të gjithë banorët.



Source link