Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen: “Mamaja ime …” (FOTO)

May 22, 2026


Qëndrimi i Mimoza Ahmeti në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale.

Pas dronit mbështetës që poetja mori nga jashtë dhe diskutimeve të shumta që pasuan në internet, ka reaguar publikisht edhe vajza e saj, duke zbuluar një anë krejt tjetër të Mozës larg kamerave dhe debateve televizive.

Në një mesazh emocional, ajo e përshkruan të ëmën si një “mama ideale”, duke treguar se ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme për rritjen e saj dhe të motrës.

Sipas saj, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe periudhave të vështira që ka kaluar, Moza ka punuar pa u ndalur për t’u siguruar vajzave gjithçka që u nevojitej, madje duke hequr dorë shpesh edhe nga dëshirat e saj personale.

Vajza e poetes zbulon gjithashtu se Mimoza Ahmeti ka zgjedhur të mos krijojë një familje tjetër për rreth 20 vite, duke ia kushtuar gjithë energjinë dhe jetën vajzave të saj.

Ajo ka reaguar edhe ndaj kritikave që poetja ka marrë gjatë qëndrimit në fermë, duke theksuar se publiku po sheh vetëm një pjesë të karakterit të saj në kuadër të spektaklit.

“Një nënë si ajo meriton qiellin plot me drona e parashuta,” – shkruan ndër të tjera vajza e Mozës, duke shpjeguar se droni i dërguar ishte një shenjë dashurie dhe malli për të ëmën.

Mesazhi është shpërndarë gjerësisht në rrjet dhe ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë komentuar marrëdhënien e ngushtë mes poetes dhe vajzave të saj.

Screenshot



Source link