Selin Bollati nuk njihet më, paska bërë ndryshim të madh në fytyrë
30
Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, është shfaqur ndryshe në fotografinë e fundit të publikuar në Instastory.
Ajo duket më e pushuar dhe në gjendje më të mirë pas përfundimit të eksperiencës në reality show.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Selini kishte humbur dukshëm në peshë. Në paraqitjen e fundit, ajo shihet me disa kilogramë më shumë dhe me një pamje më të freskët, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshimi në fytyrë dhe paraqitja e saj e përgjithshme kanë tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Selini vazhdon të jetë aktive online, ku ndan herë pas here momente nga jeta e saj e përditshme.