“S’pati guxim…” Familja e Olës bën veprimin thumbues ndaj Arbanës pas eliminimit (FOTO) – ekskluzivet

May 9, 2026


Pas eliminimit të Fabjola Elezaj nga Ferma VIP, tensionet duket se nuk janë mbyllur ende jashtë shtëpisë.

Në orët e fundit, në profilin e Olës në Instagram u publikuan disa Instastory nga familjarët e saj, të cilat më pas u fshinë shumë shpejt nga rrjeti.

Në reagimet e publikuara, familja fliste për ngarkesën emocionale dhe valën e kritikave që ish-banorja ka marrë pas incidentit me Arbana Osmani.

Ata kërkonin më shumë maturi nga publiku dhe theksonin se askush nuk është perfekt për të gjykuar tjetrin.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte fundi i mesazhit, ku familjarët përdorën pikërisht frazën që Arbana tha në Prime:
“Nuk ka rëndësi çfarë ju thonë, por si reagoni kur ju thuhet.”

Më pas, ata shtuan një deklaratë që u interpretua si një thumb direkt ndaj moderatores:
“Dikush reagon ballë për ballë… e dikush e bën përmes një skuadre që e ndjek nga pas.”

Ky postim u fshi pak kohë më vonë, por pamjet kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndezur menjëherë debat mes ndjekësve, ndërsa shumë po komentojnë raportin e tensionuar mes familjes së Olës dhe produksionit të spektaklit.



Source link