Plas pas BBVA? Mateo, Gimbo dhe Selina habisin fansat me veprimin e fundit (FOTO) – ekskluzivet
Tre nga emrat më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, Mateo dhe DJ Gimbo, duket se kanë krisur përfundimisht marrëdhënien e tyre.
Edhe pse gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme ata krijuan një shoqëri shumë të afërt, situata mes tyre ka marrë një kthesë të papritur pas përfundimit të spektaklit.
Gjithçka u vu re nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sipas aludimeve, fillimisht Selina hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa pak më vonë të njëjtin veprim e bëri edhe Gimbo.
Përgjigjja e Mateos erdhi menjëherë, duke i bërë “unfollow” të dyve.
Shumë ndjekës besojnë se zanafilla e krisjes nisi gjatë emisionit “Post BBVA”, kur Mateo deklaroi publikisht se Selina nuk e meritonte fitoren pasi “nuk kishte bërë lojë fitoreje”.
Kjo deklaratë duket se ka zhgënjyer fituesen e edicionit, e cila u shpreh e prekur nga komenti i tij.
Situata bëhet edhe më interesante duke kujtuar se Mateo më herët e kishte quajtur Gimbon një nga miqtë më të mirë që kishte njohur brenda shtëpisë.
Megjithatë, duket se Gimbo ka zgjedhur të mbështesë partneren e tij, Selinën, duke i dhënë fund raportit me Mateon.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur për atë që ka ndodhur realisht mes tyre, por fansat po presin me shumë kuriozitet zhvillimet e radhës.



