Klodi dhe Elijona pësojnë aksident në Prishtinë
11
Elijona dhe Klodi kanë qenë të përfshirë në një aksident të lehtë automobilistik në Prishtinë.
Sipas raportimeve të Prive Klan Kosova, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa ata po udhëtonin së bashku me makinë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze dhe situata ka kaluar pa pasoja të rënda.
Çifti, i cili është konfirmuar më herët edhe publikisht nga vetë Prive Klan Kosova, thuhet se vazhdon të qëndrojë pranë njëri-tjetrit.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare nga vetë protagonistët lidhur me ngjarjen, ndërsa lajmi po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.