“Marrëdhënia në fije të perit…” Selina rrëfen për lidhjen me Gimbon dhe habit (VIDEO) – ekskluzivet
Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka bërë një rrëfim të sinqertë për marrëdhënien e saj me Gimbon, duke zbuluar se gjithçka ka qenë shumë pranë dështimit.
E ftuar në një emision televiziv, ajo pranoi se lidhja e tyre ka kaluar momente shumë të vështira, madje “në fije të perit”.
“Marrëdhënia ime me Gimbon ka qenë në fije të perit, mos të ndodhte kurrë…”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të kishte marrë një drejtim tjetër.
Selin theksoi se shqetësimi i saj më i madh nuk ishte vetëm lidhja në vetvete, por edhe reagimi i familjes.
“Kisha hallin e familjes, se nuk e dija çfarë mendonte familja,” – shtoi ajo, duke treguar se presioni jashtë shtëpisë ka ndikuar shumë në vendimet e saj.
Megjithatë, ajo la të kuptohet se pavarësisht dyshimeve dhe vështirësive, ndjenjat për Gimbon kanë qenë të forta, duke mbajtur gjallë marrëdhënien edhe pas daljes nga shtëpia.
Rrëfimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, ku fansat po komentojnë mbi të ardhmen e çiftit.
@topchanneltvalbania “Do e zgjidhja edhe jashtë shtëpisë”, Selin flet për Gimbon: Prisja konfirmim nga familja…