“Ke dëgjuar për burra por …”, Ilir Shaqiri nervozohet nga poezia që Gresa ia dedikoi në Ferma VIP 3

April 25, 2026


Gjatë kësaj jave në spektaklin “Ferma VIP 3” është zhvilluar një kompeticion mes fermerëve, ku konkurrentët u sfiduan të shkruanin dhe interpretonin poezinë më të bukur.

Vlerësimin për tri vendet e para e dha fermerja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, e cila pas dëgjimit të krijimeve vendosi që në vendin e parë ta rendisë poezinë e reperes Gresa Sekiraqa.

Megjithatë, poezia e Gresës u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, pasi përmbante një thumb të hapur ndaj njërit prej banorëve, balerinit Ilir Shaqiri, gjë që u pa nga shumëkush si ofenduese.

“Unë eci para e ty udha e mbarë,
O Ilir ngo qet sen’ t’ri,
ke ni për burra e burrni s’ki,
me këtë rast deshta të tregoj
që unë i kam e ti s’i ki”,

ishin vargjet e Gresës, të cilat e renditën atë të parën sipas vlerësimit të Ahmetit.

Por menjëherë pas kësaj, reagimet nuk munguan. Ilir Shaqiri, si edhe disa nga fermerët e tjerë, e kritikuan ashpër poezinë, duke e cilësuar si vulgare dhe aspak të hijshme, ndërsa u shprehën se një kompeticion i tillë duhej të ruante më shumë finesë dhe respekt mes banorëve.

Ngjarja solli diskutime të forta në fermë, duke shtuar edhe më tej tensionet mes konkurrentëve, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo “sfidë poezie” do të ketë pasoja në raportet mes Gresës dhe Ilirit në ditët në vazhdim.

 






Source link