Elijona mahnit me paraqitjen, teksa përflitet për romancë me Klodianin

April 25, 2026


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, duket se po kalon disa ditë relaksi në Egjipt, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga netët që po shijon atje.

Ajo është shfaqur mjaft aktive, duke publikuar fotografi që pasqyrojnë atmosferën e pushimeve të saj.

Në imazhet e fundit, Elijona ka tërhequr vëmendje me një paraqitje elegante dhe joshëse, e veshur me një fustan të gjatë sateni në ngjyrë ari.

Fustani me detaje të buta në dekolte i theksonte siluetën, duke i dhënë një stil luksoz dhe femëror.

Ajo kishte zgjedhur flokë të drejtë, ndërsa grimi ishte natyral dhe i ndriçuar, duke kompletuar pamjen e saj për mbrëmjet në pushime.

Përveç kësaj dukjeje, Elijona ka ndarë edhe imazhe të tjera nga qëndrimi i saj në Egjipt, ku është shfaqur me një tjetër veshje elegante të përbërë nga korse dhe fund.

Edhe në këto fotografi, ajo ka ruajtur stilin e saj të thjeshtë, por të kuruar, duke marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit.

Ndërkohë, në rrjet po përflitet se Elijona mund të ketë nisur një lidhje me ish-banorin e BBVK, Klodianin.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar këto zëra, ndërsa spekulimet kanë nxitur interesin e fansave të formatit për raportin mes tyre. /Telegrafi






Source link