Momente romantike mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP

April 5, 2026


Banorët e Big Brother VIP Albania 5 shijuan një të diel të bukur me rreze dielli.

Ndërkohë që për Mateo Borrin dhe Brikena Selmanin nuk munguan as momentet romantike.

Ata u panë në disa momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Ndonëse modelja nga Kosova është më e rezervuar sa i përket raportit me Mateon.

Ajo shpesh e refuzon dhe krijon konfuzion në lidhje me marrëdhënien e krijuar.

Kjo mbase mund të jetë edhe për shkak të formatit ku aktualisht është dhe se si do të duket jashtë.

Megjithatë, kanë mbetur vetëm pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother, që do të jetë më 18 prill.






Source link