A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën

April 5, 2026


Ish-banori i “Big Brother VIP 5” Stenaldo ka folur së fundmi për raportin shoqëror që ka krijuar me Malin, banori i fundit që u eliminua nga“BBV5”.

I ftuar në “E Diell”, Stenaldo është shprehur se “më parë ka menduar se do martohej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sesa të gjende një shok si Mali”. Ai tregoi se marrëdhënia e tyre e ngushtë, do të vazhdojë edhe jashtë.

“Me të thënë të drejtën, më shumë kisha menduar se do martohesha në Big Brother sesa do gjeja një shok si Mali, sepse nuk është kollaj që në një program të tillë të bësh miq.

Ne me Malin kemi pasur marrëdhënie shumë të pastër dhe e kam gjykuar shumë bukur zemrën e tij. Jemi takuar, e kam pritur në studio atë dit që doli, kemi folur disi dhe kemi shumë për të thënë. E bukura e Malit ishte se, përpara trysnisë për të fituar çmimin e madh dhe për të qenë personazh, ai ka ruajtur identitetin e vet dhe këtë e kam vlerësuar shumë te ai”, tha Stenaldo.

 






Source link