Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Selina në finale, Dj Gimbo reagon menjëherë

Nga Gazeta Telegram   ·  

 

Pas shpalljes së Selinës si finalistja e parë në Big Brother VIP Albania 5, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Një ndër to ka ardhur edhe nga DJ i njohur, DJ Gimbo, i cili ka publikuar një mesazh mbështetës në Instagram.

Përmes një “story”, ai ka shprehur hapur përkrahjen e tij për Selinën, duke shkruar:

“Qiikaaaajemeee Finalistja e Par edhe Fitusja pa asni dyshim 🙌🏽💗”

Ky reagim i tij tregon besimin e plotë që ka në rrugëtimin e Selinës brenda shtëpisë, duke e konsideruar jo vetëm si finaliste, por edhe si fituese të këtij edicioni.

Postimi i DJ Gimbos është pritur mirë nga fansat e Selinës, të cilët kanë shpërndarë dhe komentuar masivisht, duke e përforcuar mbështetjen për të në këtë fazë vendimtare të garës./Gazeta-telegram.com

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *