“Fero bëhet baba për herë të dytë”
“Prive” raporton se artisti është bërë baba për herë të dytë.
Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, modelja Arbenita Ismajli, me të cilën ka vajzën Nina, Fero kishte nisur një lidhje me një vajzë jashtë botës së showbiz-it, të njohur si Nita.
Kohët e fundit, mungesa e tyre në rrjetet sociale kishte nxitur dyshime për një ndarje, por rezulton se çifti ka qenë duke përjetuar në heshtje një nga momentet më të bukura, ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.