
Rritja e Ethereum në maujt e fundit mund të çojë drejt një rekordi të ri këtë vit thonë analistët ndërsa themelet e kriptomonedhës së dytë më të madhe në botë po forcohen dita ditës.
Ditën e Mërkure Ethereum arriti vlerën më të lartë të 5 muajve të fundit në 3,418 dollarë ndërsa aseti shënoi një rritje 7 përqind brenda 24 orëve.
Kjo rritje vjen si rezultat i akumulimit institucional si SharpLink Gaming që posedon 828 milionë dollarë. Vetëm në muajin Korrik kompania bleu 225 milionë dollarë.
Në javët e fundit Ethereum ka fituar terren ndjeshëm përballë Bitcoin. Vrulli 62 përqind brenda një muaji erdhi si diçka e papritur ndërsa kriptomonedha është ndër më të urryerat në komunitetet kripto.
Posedimet e Ethereum në bursa kanë rënë me 34 përqind krahasuar me një vit më parë sipas Santiment nga 11 milionë ETH në 7.2 milionë ETH. /PCWorld Albanian