Firma kërkimore Counterpoint uli parashikimet e rritjes për shitjet globale të smartfonëve në 2025 në 1.9 përqind ditën e Mërkure nga 4.2 përqind ndërsa tarifat Amerikane kanë krijuar paqartësi në tregje.
Presidenti Amerikan Donald Trump nisi fushatën e tarifave reciproke më 2 Prill duke bërë që kompanitë si Apple të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit.
Megjithatë SHBA-ja ndërpreu tarifat mbi smartfonët dhe pajisjet e tjera elektronike si pjesë e një pauze 90 ditore.
Ndryshimi i parashikimeve është një sinjal se prodhuesit kanë filluar të përballen me tkurrje të shitjeve përballë tensioneve gjeopolitike. Firma kërkimore gjithashtu ndryshoi parashikimet për Kinën ndërsa shtijet e Apple dhe Samsung pritet të bien ndërsa kostot e rritjes kalohen tek konsumatorët.
Apple shet më shumë se 220 milionë iPhone çdo vit, ku 1/5 e totalit të iPhone në SHBA vinë nga India ndërsa pjesa tjetër nga Kina. Muajin e kaluar IDC uli parashikimet e rritjes gjithashtu nga 2.3 përqind në 0.6 përqind ndërsa citonte paqartësitë ekonomike dhe tkurrjen e shpenzimeve konsumatore. /PCWorld Albanian
You may also like
-
Pas një pritjeje të gjatë X lançon platformën e re të komunikimit » PCWorld Albanian
-
Shijoni panoramën e plotë me televizorët Samsung Big Inch » PCWorld Albanian
-
Facebook mbyll aplikacionin desktop të Messenger » PCWorld Albanian
-
Si të bëni makinën tuaj të larjes më të shpejtë dhe më të qetë? » PCWorld Albanian
-
Apple lançon iOS 26.2 me përmirësime të Liquid Glass » PCWorld Albanian
