April 27, 2025
ramush-haradinaj.png


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar gati trefishin e të hyrave financiare, per vitin 2024.

Në raportin e paaudituar të KQZ-së, partitë kanë dorëzuar raportet e tyre vjetore, teksa KQZ-ja bën të ditur se raportet mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Kështu, AAK-ja deklaron të ketë pasur të hyra 325 mijë e 58 euro për vitin kalendarik 2024.

Por, ky subjekt politik ka shpenzuar 907 mijë e 796 euro e 63 centë

AAK-ja shpenzoi 221 mijë e 824 euro e 28 centë për kompensim pagash të pjesëtarëve të partisë, përfshirë këtu dhe kontributet pensionale dhe tatimet në të ardhurat personale.

3 mijë e 215 euro e 6 centë janë shpenzuar për transport, 22 mijë e 294 euro janë shpenzuar për reklama e reprezentacion, si dhe 7 mijë e 446 euro për blerje mallrash.

Mbi 61 mijë euro janë alokuar për shpenzime të përgjithshme.

Ndërkaq, vëmendjen e marrin shpenzimet që nuk janë të përfshira në asnjë kategori të listuar, e që kapin shifrën e 586 mijë e 976 euro e 57 centë.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *