March 16, 2025
qnr-votat-1-850x638-1.webp.webp


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet në webfaqen kryesore, të votave të ardhura me postë nga diaspora, të cilat tashmë po numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KQZ ka bërë të ditur se deri me tani janë numëruar 44 kuti të votimit, nga 188 sa janë gjithsej. Apo thënë ndryshe janë numëruar 23.40%.

Nga ky përditësim Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 49.30%, ku pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.19%.

treta sipas KQZ është Partia Demokratike e Kosovës me 8.09%.

Pas PDK-së, radhitet AAK-ja, me 5.86%.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *