March 16, 2025
Edi-Rama-kryeminister-2-696x425-1.jpg


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për reformën e pensioneve nevojitet një vizion afatgjatë dhe një plan i qëndrueshëm, për të mos shkaktuar pasoja të rrezikshme.

Gjatë konferencë ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Rama solli në vëmendje reformën e pensioneve të ndërmarrë në vitin 2014 dhe situatën e skemës së pensioneve para këtij viti.

“Sot natyrisht jemi në kushte absolutisht të tjera dhe patjetër që e ndiejmë, e mirëkuptojmë dhe njëkohësisht edhe e marrim përgjegjësinë lidhur me kërkesën insistuese të pensionistëve për të marrë pjesë në mënyrë më domethënëse në shpërndarjen e fryteve të reformave dhe rritjes së përgjithshme të ekonomisë”, tha Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *