March 16, 2025
images (5)

 

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizoi një takim frymëzues me shqiptarët e Hamburgut, ku dhjetëra bashkatdhetarë u mblodhën për të diskutuar rreth ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri.

Adriatik Lapaj, lideri i kësaj lëvizjeje, theksoi se Diaspora është aset kyç për një të ardhme më të mirë. “Fuqia jonë më e madhe sot është jashtë kufijve. Qeveria e sotme investon në luks dhe fasada, duke lënë pas dore nevojat e shqiptarëve, pensionistëve dhe të papunëve,” deklaroi ai, duke përmendur se mbi 5 milionë euro janë shpenzuar për një kopsht brenda Kryeministrisë.

Pas takimit, Lapaj shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen entuziaste. “Jo vetëm që shqiptarët në Hamburg mbushën sallën, por mbushën edhe zemrat tona plot energji dhe shpresë,” shkroi ai.

Në dy javët e fundit, sipas tij, mbi 80 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Lapaj bëri thirrje për një pjesëmarrje sa më masive: “Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit! Diaspora do të jetë forca që do ta thyejë sistemin,” theksoi ai, duke siguruar mbështetje nga ekipi i lëvizjes për të gjithë ata që kanë nevojë për asistencë në procesin e regjistrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *