April 27, 2025
egnatia1.jpg


Egnatia nuk di të ndalet në merkato. Afron në skuadër ish-golashënuesin e Superiores, Saliou Guindo, i cili e njeh mirë futbollin shqiptar, sepse ka milituar në radhët e Bylisit, Skënderbeut dhe Laçit.

egnatia

Një lëvizje e befasishme nga ana e presidencës rrogozhinase, e cila i plotëson në këtë mënyrë edhe dëshirën e fundit trajnerit Edlir Tetova, i cili tanimë do të ketë në dispozicion një ekip të “blinduar” në të gjitha repartet. Pritet që 28- vjeçari nga Mali të jetë edhe afrimi i fundit i kampionëve në këtë merkato, vetëm në rast të ndonjë “okazioni” të mundshëm për ndonjë lojtar që mund të dalë i lirë.

Pritet që Guindo të ketë një rol protagonisti në skuadër, aty ku do të rivalizojë fort me Bakajokon për një fanellë titullari apo edhe Xhoel me Jahajën që gjithashtu janë aty për të pretenduar një vend në formacion. Sa i përket karrierës së malezit, ai rikthehet në Shqipëri pas një aventure në futbollin izraelit me Makabi Petah Tigva dhe Lamias në futbollin grek. Me izraelitët gjeti rrugën e rrjetës pesë herë, ndërsa me grekët nuk arriti të lërë shenjë në ato ndeshje që luajti. Në Rrogozhinë besojnë se do të jetë po ai futbollist që spikati para se të largohej nga kampionati shqiptar, me shpresën që do të jetë edhe në formë të mirë fizike, për të qenë sa më shpejt i gatshëm për teknikun Edlir Tetova. Për momentin, ai i është bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje.

DY FORMACIONE

Mund të thuhet pa droje se tani Egnatia bëhet e frikshme dhe Tetova ka shumë mundësi zgjedhjeje. Pritet “luftë” e ashpër në të gjitha frontet në fushë, sepse rolet janë praktikisht të dubluara dhe do jetë një mision i vështirë për trajnerin që të skicojë titullarët, duke ndryshuar ndoshta edhe rreshtimin. Megjithatë, “Panorama Sport” përpiqet të krijojë një ide sesi mund të jetë Egnatia në pjesën e mbetur të kampionatit. Djasinani në katërkëndësh, me Xhemajlin, Sotën dhe Dylisin në prapavijë para tij. Ndreca me Fangajn do të mbulojnë krahët, ndërsa Aleksi me Fernandon më mesin e fushës. Më fazën ofensive duket edhe më e vështirë përzgjedhja, por gjithsesi Kasa me Lushkjen pritet të jenë në ndihmë të Guindos. Gjithsesi, javë pas jave dhe ndeshje të caktuara pritet të ketë shumë lëvizje dhe e gjitha do të varet edhe nga forma dhe mungesat që mund të ketë nga ana e lojtarëve.FDGV. MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *