February 13, 2025
Donald_Trump_memecoin_Melania_Tr.jpg


Kriptomonedha e re e krijuar prej Donald Trump u rrit ditën e Hënë në një vlerë tregu prej 12 miliardë dollarësh duke gjeneruar miliarda dollarë volum tregtar ndërsa Bitcoin preku një rekord të ri disa orë më vonë përpara se ish-presidenti Amerikan të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lançuar ditën e Premte, memecoin i Trump, njohur edhe si $TRUMP, u rrit në 58.56 dollarë mëngjesin e së Hënës duke i dhënë një vlerë tregu prej 11.7 miliardë dollarësh dhe renditur si kriptoaseteti i 18 më i madh në botë. Gjatë fundjavës preku nivelin rekord të 75.08 dollarëve dhe një vlerë tregu prej 15.02 miliardë dollarë.

Gjatë 24 orëve kriptomonedha pati një volum prej 52.5 miliardë dollarësh. Ditën e Premte ai lançoi tokenin dixhital me një brend ku shfaqej një imazh i tij gjatë atentatit në Korrik.

Melania Trump gjithashtu lançoi kriptomonedhën e saj ditën e Dielë duke prekur vlerën 12.03 dollarë dhe vlerë tregu prej 1.9 miliardë dollarë.

Ndërkaq Bitcoin arriti një nivel të ri rekord prej 109.071 dollarësh sipas CoinMarketCap. Gjatë këtij muaji kriptomonedha më e madhe në botë u rrit me 10 përqind.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *