January 18, 2025
6080fde0-cdd1-11ef-bcb7-732fa593.jpg


Meta ka vendosur të zgjerojë Facebook Marketplace duke integruar edhe listimet e eBay. Kompania do të fillojë testimet në SHBA, Francë dhe Gjermani ku përdoruesit e Facebook Martketplace do të mund të shfletojnë listimet e produkteve në eBay.

Shitësit në eBay mund të vazhdojnë listimin e produkteve të tyre normalisht pa asnjë ndryshim dhe ato do të shfaqen edhe tek partnerët, përfshirë këtu Facebook Marketplace, bazuar në interesat, trendët e blerjes dhe cilësinë e listemeve.

eBay do të vijojë të menaxhojë transaksionet. Vendimi i Meta vjen pasi Bashkimi Europian e gjobiti me 787.12 milionë euro në Nëntor të vitit të kaluar.

Komisioni Europian thotë se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës dhe vendosur kushte të pafavorshme shitblerje. Por vendimi i Meta për të shfaqur listimet e eBay është një vendim shumë larg asaj që mund të quhet reflektim.

Kompania thotë se nuk është dakord me vendimin e Komisionit Europian lidhur me Marketplace ndërsa vijon apelimin e gjobës. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *