January 10, 2025
SMSF-Adviserbulletin-opsbitcoin.jpg


Investitorët tërhoqën një sasi të konsiderueshme nga fondet e tregtueshme të Bitcoin dhe Ethereum ditën e Mërkure ndërsa paqartësitë makroekonomike kanë hedhur hije pesimizmi mbi kriptoasetet.

11 ETF Bitcoin regjistruan së bashku një dalje prej 582 milionë dollarësh, shifra e dytë më e lartë e daljeve regjistruar ndonjëherë që kur këto mjete të tregtimit të Bitcoin dhe Ethereum u lançuan një vit më parë.

Shifra rekord e daljeve ETF të Bitcoin dhe Ethereum u regjistrua më 19 Dhjetor. Fondi ETF i Fidelity udhëhoqi me 159.3 milionë dollarë shitje, më e larta që prej 26 Korrikut.

Daljet e mëdha koincidojnë me frikën e rritjes së inflacionit në SHBA i cili ka nxitur një luhatje të tregut të boneve dhe si rezultat zhvlerësuar asetet me risk të lartë.

Përgjatë tre ditëve të fundit çmimi i Bitcoin ka rënë me 8.5 përqind, një tjetër përpjekje e dështuar për të qëndruar mbi nivelin e 100 mijë dollarëve. Ende analistët janë optimistë dhe presin një rritje prej ditës së Premte.

Raporti i nivelit të punësimit në SHBA të Premten pritet shumë nga investitorët, pasi ofron informacion të kritik për shëndetin e ekonomisë së SHBA-së. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *