January 18, 2025
lushnja1.jpg


Klubi i futbollit të Lushnjës është në proces privatizimi dhe deri sa të finalizohet ky proces, bashkia e qytetit do të vijojë që ta mbështesë financiarisht skuadrën. 400 milionë lekë të vjetra pritet të jetë buxheti i vitit 2025 për klubin e Lushnjës, pa përfshirë sekondaret.

sefa prezanton xhafën te lushnja

Kjo, pritet të kalojë ditën e enjte së bashku me buxhetin e bashkisë. Është një vlerë e stabilizuar prej vitesh që përfshin të gjithë klubin. Lushnja nuk është në garë për të hyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Superiore, por ndodhet pranë zonës “play-off”.

BABALLËKU- Ish-trajneri i Lushnjës Ramadan Baballëku i bën “skaner” Lushnjës. Ish-mesfushori brilant i verdhejeshilëve, tha se Lushnja mund të quhet ekipi i rasteve të humbura, ndaj i duhet një finalizues. “Te Lushnja ka një ndryshim. Ka entuziazëm dhe treguesit janë pozitivë. Ka një lëvizje në drejtimin e duhur, por nuk më kanë pëlqyer luhatjet nga ndeshja në ndeshje. Një ndeshje e shkëlqyer në Rrogozhinë me Besën, një tjetër e dobët këtu me Burrelin. E njëjta gjë ndodhi edhe pak më parë, një ndeshje shumë e mirë në Vlorë, e humbur në limite.

Një tjetër e humbur këtu me Valbonën, që në pjesën e parë. Mund të ndodh në futboll, por nuk duhet të kthehet në fenomen, është e papranueshme. E dyta, na mungon lojtari finalizues. Në humbjen me Burrelin mendoj se ndikuan edhe mungesat. Uillfried, për mendimin tim rregullatori i mesfushës, luajti mbrapa. Për mua, është e rëndësishme që skuadra të ndërtohet mbi bosht. Ndërtohet boshti, pastaj ndërtohen anësoret. Lushnja është një ekip që ndërton një mori aksionesh. T’i humbësh gjithë këto raste, mund të quhet ekipi i rasteve të humbura. Lushnjës i duhet një organizator në mesfushë dhe një finalizues aksionesh në sulm. Këto janë dy pikat kyçe të skuadrës.

Unë mendoj se skuadra ka vlera. Duhet të bëjë një merkato sado të vogël, nëse është e mundur. Është për t’u përmendur loja e afrikanëve, që së bashku me Maganin janë pjesa kryesore e skuadrës. Duhet falënderuar bashkia që e mban skuadrën deri në momentin që të afrohen sipërmarrës për ta privatizuar. Kemi një skuadër të kënaqshme, që besoj se do të jetë në zonën “play-off” në fund të kampionatit”, deklaroi ish-trajneri Ramadan Baballëku.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *