December 28, 2024
BASKET.jpg


Vetëm pak ditë më parë basketbolli shqiptar mbylli zyrtarisht pjesën e parë të sezonit, duke iu drejtuar pushimeve të fundvitit.BASKETMe përfundimin e vitit është edhe koha e bilanceve për ekipet dhe lojtarët, ndërsa në këtë speciale do të shikojmë se çfarë ka ofruar sporti i koshit në vitin kalendarik 2024, duke iu referuar ndarjes së trofeve. Një sezon i vështirë, por që ka dhuruar si zakonisht emocione për dashamirësit e basketbollit, sidomos në ndeshjet finale.

FEMRAT – Në radhët e vajzave pika më kulmore e këtij viti ishte pa diskutim shpallja kampione e Tiranës. Skuadra bardheblu, e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, zhvilloi në kampionat të shkëlqyer, duke e kurorëzuar në fund me titullin. Tirana triumfoi 3-1 në serinë e finaleve kundër Flamurtarit, për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm kombëtar. Gjatë këtij viti kryeqytetaset fituan edhe Kupën e FSHB-së, kompeticion testues në prag të nisjes së sezonit. Ndërkohë gjithashtu ka festuar edhe Flamurtari, me vlonjatet që e kanë pasuruar muzeun e klubit me dy trofe, teksa kanë fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. Duke kaluar në arenën mbarëkombëtare fituese e Ligës Unike u shpall skuadra e Prishtinës.

MESHKUJT – Për sa u përket kompeticioneve për meshkuj, kryefjala e basketbollit shqiptar ishte Besëlidhja. Lezhjanët shkruan historinë, duke fituar titullin e parë kampion në një sezon të dominuar totalisht. Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali ishte thjesht i pakonkurrueshëm, duke u shpallur kampion pa pësuar asnjë humbje, me 27 fitore në po kaq takime të zhvilluara. Madje lezhjanët e kanë thelluar në 37 numrin e fitoreve radhazi në dy edicionet e fundit, duke e ruajtur pathyeshmërinë në kampionat.

Teksa e ka mbyllur në vend të parë fazën e parë, Besëlidhja gjatë këtij viti kalendarik ka fituar gjithashtu edhe Superkupën e Shqipërisë. Ndërkohë pa gjë në 2024-ën nuk ka dalë as Tirana, me dy trofe të shtuar në shtëpinë bardheblu. Edhe pse në një pjesë të parë shumë të vështirë të kampionatit, duke u pozicionuar në vendin e fundit në renditje, kryeqytetasit që drejtohen nga trajneri Erkand Karaji, në 2024-ën kanë fituar Kupën e Shqipërisë dhe Kupën e FSHB-së.

Në të dyja rastet bardheblutë kanë mundur në finale Besëlidhjen, duke u shënuar edhe humbjet e vetme në arenën kombëtare lezhjanëve në dy vitet. Ndërkohë në arenën mbarëkombëtare, Liga Unike u fitua nga Trepça, ku përveç dominimit të ekipit nga Mitrovica, finalja do të mbahet mend edhe për trofeun e thyer në disa copa gjatë festës.FDHG

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *