February 13, 2025
lajcak-jpg.webp.webp


Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi gjatë vitit 2024 ka qenë më i ngadalshëm seç kishte shpresuar.

Megjithatë sipas tij ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Ai ka përmendur edhe krijimin e Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur për çka ka thënë se është koha për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet.

“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Megjithatë, jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Para festave, unë prita në takim kryenegociatorët – zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ata dërgojnë mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Facebook.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *