December 23, 2024
albulena-haxhiu-1-jpg.webp.webp


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për intervistim kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka thënë prokurorët nuk duhet të refuzojnë kërkesën e Kurtit që ai të intervistohet në zyrën e tij.

‘’Prokurorët nuk duhet të refuzojnë ftesën e Kurtit, intervisitmi në zyrën e kryeministrit ka ndodhur edhe më herët por këta nuk dojnë të flasin për këtë, arsyet duhet të tregohen nga vetë Prokuroria’’, ka thënë Haxhiu.

Nësë Prokuroria Speciale është e interesuar për të marrë përgjigjen nga kryeministri Kurti atëherë lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Kurti, ka shtuar më tej Haxhiu.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se Prokuroria Speciale ka mundur më herët me dërgu ftesën jo në kohë fushate.

”Prokuroria Speciale ka tendcë për ta dëmtuar VV-në, gjithmonë kanë qenë bashkë kur kanë dashur që VV-në ta shpallnin organizatë terroriste”, ka thënë Haxhiu.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *