![hero-image.fill_.size_1200x675.jpg](https://gazeta-telegram.com/wp-content/uploads/2024/12/hero-image.fill_.size_1200x675-1024x576.jpg)
Shtetet e Bashkuara vendosën kontrolle të reja eksportesh për të bllokuar aksesin e Kinës në teknologji të avancuara të gjysmëpërçuesve dhe në përpjekje për të ngadalësuar zhvillimi e inteligjencën artificiale për aplikime ushtarake.
Kufizimet e eksporteve për mjetet kritike të prodhimit të çipeve do të ndikojë kompanitë Amerikane dhe ato të huaja që përdorin teknologji Amerikane në pajisjet e tyre të prodhimit të çipeve.
Shtetet e Bashkuara do të parandalojnë eksportin e memories së avancuar me bandwidth të lartë (HBM), një komponent kritik për çipet AI për Kinën.
Sekretarja Amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kontrollet e reja, të cilat ndjekin dy fushatat e kaluara të sanksioneve vendosur në Tetor të 2022 dhe 2023, janë të nevojshme.
Ajo tha se masat e reja janë kontrollet më të forta vendosur nga SHBA-ja ndaj Kinës në përpjekje për të bllokuar aftësinë e saj të prodhimit të çipeve më të avancuara që përdoren në modernizimin e ushtrisë së tyre.
/PCWorld Albanian