December 9, 2024
960x0-1.jpg


Entuziastët e kompjuterëve po presin me padurim datën e debutimit të Ryzen 9 9900X3D dhe 9950X3D – modelet 3D V-Cache me 12 dhe 16 bërthama të cilët mund të jenë procesorët më të fuqishëm gaming për ata që duan diçka më tepër sesa 8 bërthamat e Ryzen 7 9800X3D.

Tani siç duket kemi më në fund një datë debutimi për pjesën tjetër të procesorëve gaming Zen 5. AMD ka planifikuar të lançojë dy procesorët në fund të Janarit që do të thotë se bëhet fjalë për 8 javët e ardhshme.

Lajmi vjen nga informatori i njohur i industrisë Hoang Anh Phu i cili ndau informacionin përmes rrjetit social X. Data e parashikuar përkon me evenimentin vjetor të elektronike CES në Las Vegas.

Konfigurimi i bërthamave mbetet i njëjtë me atë që gjeneratës së kaluar Ryzen 7000. Por Ryzen 7 9800X3D tregoi se 3D V-Cache gjendet nën CCD me gjeneratën e re dhe në këtë mënyrë AMD krijoi hapësirë për më shumë frekuencë.

Megjithatë modelet me 12 dhe 16 bërthama ka rezultuar me probleme në të kaluarën, kryesisht në performancë. Kjo sepse 3D V-Cache aplikohet vetëm ndaj një CCD (Core Complex Die) por Ryzen 9 3D V-Cache ka dy CCD me nga 6 ose 8 bërthama. Implementimi i CCD-ve është arkitektura e re e AMD e prodhimit të çipeve ku bërthamat ndahen në disa pllaka quajtur Chiplet për të rritur efikasitetin e prodhimit të tyre.

Si rezultat kur 3D V-Cache aplikohet vetëm mbi një CCD, lind nevoja për softuer ose driver të cilët orientojnë lojërat për të përdorur bërthamat e CCD-së që ka 3D V-Cache. Megjithatë ndodh që shpeshherë lojërat të luhen edhe mbi bërthamat pa 3D V-Cache duke shkaktuar humbje të performancës.

Me debutimin e çipeve të reja AMD do të dominojë tregun ndërsa Core Ultra 200 provoi zhgënjyes për konsumatorët dhe industrinë. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *