February 13, 2025
1730029022x800-450-1708508996xpoliciaa-752x440-1-399-372.jpg


Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Dajç të Lezhës, nuk i mbijeton dot plagëve drejtuesi i motorit që u plagos rëndë.

Francesk Mazogaj, 30 vjeç, njoftohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu mori plagë të shumta nga përplasja me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija, ditën e djeshme (28 Tetor).

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, fatkeqësisht 30-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *