November 8, 2024

Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa çështje kyçe në dialog

0


I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e javës së kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak në një postim në Facebook, është shprehur optimist për rrugën përpara pas dakoordimit për disa tema të tjera.

“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak të martën.

Ai ka njoftuar gjithashtu se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit për Energji për të diskutuar bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit në tregun e BE-së “mes kompleksitetit në raportet mes palëve”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori Besnik Bislimi, kishte theksuar se në takimin trepalësh të mbajtur të enjten në Bruksel nuk ka rezultate në pikën rreth ecjes përpara në normalizim të raporteve me Serbinë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *