Gazment Bardhi thirrje Presidentit: Ndërhyni kundër cënimit të barazisë në zgjedhje
Kreu i grupit parlamentarë të PD Gazment Bardhi në një postim në platformën X ka kërkuar që Presidenti të ndërhyjë për të mbrojtur barazinë e palëve në zgjedhje dhe për të siguruar respektimin e parimeve themelore që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai theksoi se Presidenti nuk duhet të qëndrojë i heshtur, por duhet të përmbushë detyrën e tij në mbrojtje të procesit zgjedhor dhe të drejtësisë demokratike.
Postimi i plotë në X:
1/3. Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës!