
Gloria Meshi, ish-konkurrentja e “Ferma VIP” ka qenë e ftuar për një intervistë tepër personale në “Natën me Aulonën” në MCN ku ka ndarë detaje për marrëdhënie shumë të rëndësishme në jetën e saj. Gjatë kohës që ishte pjesë e “Fermës”, Glorian e pamë duke shprehur dashurinë për partnerin e saj, Denin, puthjet e zemrat që dërgonte duke treguar për marrëdhënien e tyre 3-vjeçare.
E pyetur nëse do ta kishte më të lehtë rrugën e televizionit nëse nuk do të ishte e lidhur, modelja u përgjigj se prej tij nuk i ka munguar kurrë mbështetja dhe mirëkuptimi. Gloria e përshkruan si një natyrë tepër të qetë që janë kombinuar shumë mirë bashkë. Sa për mungesën e postimeve me të në rrjete sociale, e ka fajin “syri”.
Gloria Meshi: është natyrë e qetë, ma ka bërë shumë të thjeshtë fakti që është natyrë e qetë se unë jam natyrë e hedhur dhe në qoftë se do të ishte njësoj si unë, nuk mendoj që do të kishte zgjatur, pra mendoj që temperamente të ndryshme shkojnë më mirë bashkë, por edhe besimi vjen me kohën, po. Pasi kalon ca kohë, njihesh më shumë dhe gjërat rrjedhin natyrshëm si për të, si për mua, normalisht bëhet më e lehtë ndërkohë.
-Pse je e rezervuar kur bëhet fjalë për të postuar më shumë në lidhje me të në rrjetet sociale?
Gloria Meshi: Po se sa herë e postoj na marrin mësysh dhe nuk e postoj më.
-E beson këtë gjë?
Gloria Meshi: E besoj se sa herë e postoj na marrin mësysh dhe them nuk e postoj më kurrë, mjafton që dihet dhe e kam lënë të hapur si gjë, nuk kam qejf më.
-Po ai do të donte që të ishte pak më shumë prezent?
Gloria Meshi: Po.