
Ish-missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi është bërë dje pjesë e reality show-t Big Brother VIP Kosova. Para se të hynte, ajo u shpreh se pengu i saj i vetëm me hyrjen në Big, janë dy fëmijët e saj, të cilët i ka lënë jashtë.
Latifi tha se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tyre dhe shtoi se uron që nëpëmjet këtij spektakli të gjejë mirëkuptim me ish-partnerin e saj.
“Pengu im më i madh janë fëmijët që i kam lënë jashtë, por janë në duar të sigurta. Përveç fëmijëve nuk kam brenga të tjera, por shumë gjëra tjera sillen rreth tyre pasi ende nuk e kam marrë kujdestarinë e tyre.
Uroj që nëpërmjet Big Brother VIP Kosovsa 3 të gjej mirëkuptim me ish-partnerin me të cilin kam kaluar një pjesë të jetës”, tha Latifi.
Drenusha e shprehu hapur qëllimin e pjesëmarrjes së saj në këtë spektakël, duke thënë se dëshiron ta fitojë BBVK 3 dhe se do të jetë e drejtë me të gjithë banorët. Ajo premtoi gjithashtu se do të tregojë një Drenushë që njerëzit nuk e kanë parë më herët.