Spalletti thotë se s`do që të bëhet obsesion që Italia të jetë në Botëror
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026, por ka theksuar se kjo nuk duhet të bëhet një obsesion.
Ai ka folur të mërkurën para ndeshjes me Belgjikën, të cilën e ka përshkruar si vendimtare për avancim në Nations League.
“Ne e ndjejmë që Botërori është një detyrim, është ajo që ka përcaktuar historinë tonë dhe ka bërë shumë njerëz të lumtur. Marrja pjesë është vërtet e rëndësishme për ne, por nuk duhet të bëhet obsesion ose një presion, me këtë grup duhen fituar disa përvoja, ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë strategu italian.
Spalletti ka theksuar se ndeshja me Belgjikën është e rëndësishme për të ardhmen e ekipit.
“Është një ndeshje thelbësore për të ardhmen tonë, pres që të përballemi me të njëjtin guxim të shfaqur si në ndeshjet e fundit”, ka thënë ai.