LSDM kërkon dorëheqjen e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për shkak të, siç thonë, një sërë skandalesh dhe deklaratash të rreme në publik për shtetësinë e saj bullgare
“Bozhinovska gënjeu njerëzit, duke fshehur informacione për shtetësinë e saj bullgare. Ndonëse pretendonte se kishte hequr dorë nga pasaporta dhe shtetësia bullgare, nga mediat bullgare publiku mësoi se jo vetëm që nuk hoqi dorë nga ajo, por e gjithë familja e saj ka nënshtetësi bullgare”.
“Fshehja e fakteve dhe gënjeshtra e publikut nga një ministër është kundër të gjitha parimeve etike në politikë. Qytetarët nuk mund t’i besojnë Bozhinovskës dhe asaj që ajo thotë kur ka zgjedhur të mos ua thotë të vërtetën”, thonë nga LSDM.
Gjithashtu nga kjo parti thonë se po kontrollojnë edhe nëse investimi i paralajmëruar i një kompanie kineze për parkun e erës në Shtip është i dyshimtë dhe i lidhur me partnerët e saj të mëparshëm afarist.
You may also like
-
Moti përgjatë së nesërmës dhe ditëve në vazhdim
-
Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën
-
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime
-
SkandaIoze: Arianit Sllamniku e pranon se e rekomandon përdorimin e ilaçit për kafshë tek fëmijët (VIDEO)
-
“Lesh ki me ju dhan, lesh ki me ba”, ish ushtari i UÇK’së i reagon Sami Lushtakut pas vizitës së tij në Runik
