
Planet për rikthim në televizion, për momentin duket se mbeten ende të largëta për Arbana Osmanin.
Së fundmi, moderatorja shumë e dashur për publikun, ka njoftuar se ka nisur punën për projektin e saj të ri.
“Zyrë e re, projekte të reja”, shkruan Arbana në postimin e saj.
Burime në rrjet konfirmojnë se Arbana do të sjellë intervista në formatin Podcast, një zhaner shumë i përhapur i cili është përqafuar mjaft mirë nga publiku shqiptar!
Nuk dihet ende se kur do të jetë gati për publikun projekti i ri i Arbana Osmanit, ama një gjë është e sigurt: Kurioziteti për rikthimin e saj është mjaft i madh.
Paralelisht me këtë projekt, Arbana i është përkushtuar fushës së biznesit, ku tashmë restoranti i saj ka tre pika të mdryshme për klientët.