December 27, 2024
fiorentina-jpg.webp.webp


Milan ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit italian.

Në minutën e 20-të Fiorentina fitoi një penallti të cilën e humbi Moise Kean pasi Mike Maignan e ndali atë me sukses.

Sidoqoftë kjo nuk i zmbrapsi vendasit, të cilët ia dolën të kalojnë në epërsi me anë të Yacine Adlit në minutën e 35-të i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.

Edhe Milani fitoi një penallti në minutën e 44-të të cilën dështoi ta realizojë Theo Hernandez pasi David De Gea e ndali atë.

‘Rossonerët’ dështuan sërish nga pika e bardhë kur në minutën e 56-të Tammy Abraham mori përsipër ekzekutimin e saj, por që edhe kësaj radhe De Gea u tregua vendimtar duke e pritur atë.

Pas disa tentimeve të dështuara, Milani ia doli të barazojë shifrat në minutën e 60-të me anë të Christian Pulisic i cili realizoi për 1-1 pas asistimit të Rafael Leaos.

Fiorentina e gjeti sërish golin, kësaj radhe me Albert Gudmundsson që realizoi për 2-1 në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas javës së shtatë Milani shkon në kuotën e 11 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Fiorentina renditet në pozitën e 11-të me 10 pikë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *