October 10, 2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar.

0


Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL.

Në këtë mbledhje do të miratohen disa vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë.

KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.

Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta.

Ndërsa qindra miliona euro vidhen çdo ditë haptazi me inceneratorët fantazmë, kompanitë 5D, rrugët e florinjta dhe tenderat korruptivë, Edi Rama vazhdon të mashtrojë sa i përket nivelit të punësimit, të informalitetit, të shpërndarjes së punonjësve sipas nivelit të pagës, si dhe nivelit të kostos së jetesës.

E para, sipas të dhënave të INSTAT, që është vet nën kontrollin e qeverisë, janë rreth 1.3 milion të punësuar, dhe ndërkohë janë vetëm 733 367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagë.

 Janë rreth 566,633 punonjës në tregun informal të punës, të cilët nuk janë kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën.

 Shkalla e informalitetit në tregun e punës mbetet jashtëzakonisht e lartë, në rreth 44%, gati ngjysma e punonjësve të cilët nuk janë kontribues të skemës të sigurimeve shoqërore.

 Informaliteti i punësimit është një nga arsyet më të rëndësishme të të ardhurave të ulta tatimore sa i përket kontributeve shoqërore dhe të ardhurave nga tatimi mbi pagë.

 Kjo krijon një problem shumë të rëndë social sepse punonjësit informalë në një të ardhme të shpejtë nuk do të jenë përfitues të pensionit.
E dyta, nga 733,367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore, shpërndarja e pagës së punonjësve sipas të dhënave të INSTAT për tre mujorin e parë të vitit 2024 është :

 Mbi ¼ pra 25.8% e punonjësve, ose 189,200 punonjës, paguhen me pagë minimale bruto 40,000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 35,520 lekë në muaj.

 Janë 20.0% e punonjësve, ose 146,670 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto 45,000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 38,985 lekë në muaj.

E treta, një numër i konsiderueshëm i punonjësve jetojnë në kufijtë e varfërisë absolute:
 Në një përqindje të lartë punonjësit informalë jetojnë nën kufirin e pagës minimale bruto

 Në rreth 44% punonjës informalë me pagë nën nivelin e pagës minimale ose në më pak se 320 USD pagë në muaj, të cilët bashkë me ngarkesën familiare jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme.

 Në rreth 25.8% e punonjësve të siguruar me pagë neto 35,520 lekë në muaj, e barabartë me 370 USD në muaj të cilët bashke me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute

 Në rreth 20 % e punonjësve të siguruar me pagë neto në 38,985 lekë në muaj, e barabartë me 407 USD në muaj të cilët së bashku me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute, pra rreth 70% e punonjësve në vendin tonë, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute.

Partia e Lirisë angazhohet që gjatë mandatit të parë qeverisës të rrisë nivelin e pagave dhe po kështu të garantojë në politikat e saj konkrete uljen e kostos së jetës, e në vecanti angazhohet :

 Në dyfishimin e pagave dhe rritjes së tyre mbi mesataren e rajonit

 Në arritjen e objektivit të rritjes së pagave nga rritja e të ardhurave në nivelin 40-41% të Produktit të Brendshëm Bruto, sic është edhe shumica e vendeve të tjera të Rajonit nga më pak se 28% që është sot niveli I të ardhurave në vendin tonë për shkak të korrupsionit skizofrenik, në tatime, në dogana dhe këtij informaliteti ekstrem



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *