Mirlind Daku tremb mbrojtësit/ Mbrojtësi rus, Krugovoi vlerëson sulmuesin shqiptar
Është kthyer në një simbol të vërtetë.
Mirlind Daku gjithnjë e më shumë po bëhet “kartvizita” e skuadrës së tij, Rubin, ndërsa merr vlerësime edhe nga kundërshtarët.
Mbrojtësi I kombëtares shqiptare është cilësuar si një kundërshtar tepër I rrezikshëm nga mbrojtësi i CSKA-së së Moskës, Danil Krugovoi.
Ai foli pas duelit të pak ditëve më parë në Premier Ligën ruse, dhe që përfundoi 1-1, duke veçuar Dakun si më të rrezikshmin për skuadrën moskovite.
Krugovoi deklaroi se forma dhe rezultatet e Rubinit nuk janë aspak habi, dhe se pritej që ekipi nga Kazani të ishte shumë agresiv, me Dakun si shtyllë kryesore e lojës së tij sulmuese.
Po ashtu, vlerësoi se nuk ishte aspak e lehtë të ishte mbrojtës përballë shqiptarit, sepse ai është një sulmues shumë këmbëngulës dhe që nuk dorëzohet asnjëherë.
Mirlind Daku po vazhdon këtë sezon suksesin që pati edicionin e kaluar.
Ai ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer 3 asistë në 9 ndeshje, ndërsa vjet pati 10 rrjeta dhe 4 pasime për gol./abcnews.al