October 6, 2024

Konfirmohet “ngelja” e Maqedonisë drejt BE-së, Mexhiti pret informacione zyrtare

0


Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve-anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) ka konfirmuar se tashmë ka sjellë vendim që më 15 tetor, Shqipëria të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, duke hapur negociatat për Klasterin 1 – “Vlerat bazë”. Të njëjtën e kanë theksuar edhe zyrtarë nga kryesimi hungarez i Këshillit të BE-së, ndërsa kanë informuar se me vendimi i së mërkurës parasheh mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare BE-Shqipëri më 15 tetor dhe fillimin e negociatave për Klasterin 1.

“Me këtë vendim, Shqipëria është ndarë nga Maqedonia në rrugën evropiane. Në Klasterin 1 – “Vlerat themelore” që do të hap Shqipëria, janë të përfshirë kapitujt: Prokurime, Statistikat, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe Kontrolli Financiar”, thuhet në njoftimin e kryeministrit hungarez me Këshillin e BE-së.

Në ndërkohë, po sot, zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëndrimin e VLEN-it dhe Qeverisë pas informacionit nga Brukseli se Shqipëria në rrugën drejt BE-së është ndarë nga Maqedonia, tha shkurt se “Shkupi zyrtarë është në pritje të informacioneve zyrtare”. “Fillimisht të presim informacione zyrtare. Qeveria dhe Vlen mbeten të përkushtuar në këtë çështje, e cila është një nga prioritetet kryesore në politikat tona. Shpresoj se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje”, theksoi Mexhiti para gazetarëve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *