Gjoba prej 1.2 milionë denarëve për mosrespektim të uljes së çmimeve
Shkup, 26 shtator – Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) gjatë ditës së djeshme kreu mbi 60 mbikëqyrje në tërë territorin e vendit për mosrespektim të vendimit qeveritar për kufizim të marzhit përfitues të produkteve themelore ushqimore dhe cilësimin e tyre me shenjën “më pak shpenzime, më shumë për ty” me ç’rast lëshoi tetë urdhër-pagesa kundërvajtëse në vlerë prej 1.196.000 denarëve, ndërsa tek subjektet e tjera procedurat janë në rrjedhë.
Siç informojnë nga ISHT, kontrollohen byrektoret, marketet më të vogla dhe tregtarët e tjerë me pakicë. “Kanë dalë 47 ekipe në terren, përkatësisht 135 inspektorë në nivel të tërë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përmendëm edhe gjatë ditës së djeshme, se tolerancë nuk do të ketë dhe tregtarët duhet ta respektojnë Vendimin”, thonë nga Inspektorati shtetëror i tregut. Me Vendimin e Qeverisë për kushte të posaçme për tregtinë e disa mallrave të caktuara bëhet kufizimi i marzheve përfituese deri 10 për qind i rerth 70 produkteve themelore ushqimore për ç’shkak pritet që çmimet e tyre të ulen për 10 për qind.