Dënimi i Salianjit/ Bardhi: U kalua vija e kuqe! Rasti i parë kur dikush shkon në burg për kallëzim të rremë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit në PD, e cila ishte urgjente pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Bardhi thotë se është kaluar vija e hollë e kuqe që ndan demokracinë me diktaturën.
‘Vendi i sotëm i paprecedentë nuk ka asnjë rast në Shqipëri kur dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Rasti i parë në 34 vite nga 3 gjyqtar të Apelit që dorëzojnë në burg një deputet të opozitës. Nuk është vendim kundër Salianjit. Vendmi i sotëm është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës. Nuk është kundër Salianjit, kundër çdo qytetari në këtë vend dhe vendos të denoncojë keqqeverisjen e Edi Ramës. Geron Xhafa është një trafikant i dënuar droge. Këtë ka thënë Ervin Salianji dhe po shkon në burg. Është kaluar ajo vija e hollë e kuqe që ndante demokracinë e brishtë shqiptare me diktaturën. Kush e dha sot vendimin, një gjyqtar që ka qenë përfaqësues politik në KQZ për socialistët që ka marrë premtimin nga Xhafaj që do shkoj anëtar në GJL. Iliba “Bezati i dikton karrierën e vet në Apel Fatmir Xhafës. U kërkua shkarkim i saj në KLD dhe ka qenë Xhafa si ministër drejtësie që tërhoqi kërkesën për shkarkimi ne kësaj gjyqtarëve.’