October 8, 2024

Apeli la në fuqi vendimin për Salianjin/ Gjekmarkaj: Ky është një akt i gatuar në guzhinën e rilindjes, PD nuk do dorëzohet

0


Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin për deputetin e PD, Ervin Salianji duke e dënuar kështu këtë të fundit me 1 vit burg.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili e cilëson si një vendim të gabuar dhe thotë se ky është një vendim i gatuar në guzhinën e rilindjes.

Më tej Gjekmarkaj shprehet se dënimi vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.

Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë i Gjekmarkaj:

Pranga në duart e Opozitës!

Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!

PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd. Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *