Zyrtare: Kylian Mbappe mungon 3 javë
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Alavesit.
Këtë e ka konfirmuar para pak çasteve ekipi i Real Madridit, me anë të një komunikate.
“Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappe nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë”, shkruhet në deklaratën e Real Madridit.
Sipas mediave spanjolle, Mbappe do të mungojë tri javë.
Këto janë ndeshjet që Mbappe do të mungojë:
• Atletico Madrid
• Lille
• Villarreal
• Grumbullimi me Francën
/GazetaBlic Sport